Ekz*kutimi i mafiozit grek në mes të Athinës, ja çfarë u gjet nga Policia në mjetin e viktimës

Policia greke ka hapur portbagazhin e BMW-së Vangjelis Zabunis, i cili u ekzekua në Athinë gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës.

Nga grupi hetimor thanë se në automjetin e viktimës u gjet një automatik kallashnikov me dhjetëra fishekë. Ndërsa në trupin e viktimës u gjet edhe një pistoletë Glock. Vangjelis Zabunis nuk mundi t’i përdorë armët dhe t’i shpëtojë atentatit.

Mbi 80 plumba janë zbrazur ndaj 44-vjeçarit Vangjelis Zabunis nga të paktën 3 persona, në një atentat që tronditi të gjithë opinionin publik grek për nga egërsia e ekzekutimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak minuta pas krimit, policia gjeti në dalje të Athinës dhe një mjet të braktisur, i cili mendohet të jetë përdorur nga autorët. Brenda tij u gjetën dy automatikë kallashnikovë dhe një pistoletë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vangjelis Zabunis ishte një ndër eksponentët më të rëndësishëm të mafies greke.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?