Elbasan: 100 gra dhe vajza trajnohen për punësim në sektorin e turizmit

Njëqind gra dhe vajza të papuna në Elbasan po trajnohen për të fituar aftësi profesionale dhe ndërpersonale, me qëllim rritjen e mundësive për integrim në tregun e punës, veçanërisht në sektorin e turizmit.
Sot përfundoi me sukses trajnimi i grupit të parë, ku e pranishme ishte edhe Kryetarja e Këshillit të Qarkut Elbasan, Ermira Urupi, e cila vlerësoi këtë iniciativë si një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit ekonomik të grave dhe rritjes së rolit të tyre në tregun e punës.
Gjatë aktivitetit, Drejtoresha e DRAKPA Elbasan, znj. Marsida Hyseni, theksoi rëndësinë e informimit dhe angazhimit të grave për përfshirje aktive në tregun e punës, ndërsa znj. Fiorela Shalsi, Koordinatore e LEAP pranë ILO, vuri theksin te punësimi i denjë dhe mbrojtja sociale.
Trajnimi u mundësua nga AlbAcademy, e cila do të udhëheqë edhe fazën e dytë të programit, që përfshin trajnimin praktik dhe ndërmjetësimin për punësim.
Programi zbatohet në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Fuqizimi dhe Mbrojtja gjatë Gjithë Jetës në Shqipëri (LEAP)”, i zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 9896 (80.8%)
Jo 2358 (19.2%)

Vota totale: 12254