Elbasan, 44 vjeçari arrestohet me 20.700 dollarë falso

Një 44 vjeçar në Elbasan ka rënë në prangat e policisë për falsifikim kartëmonedhash.

Arrestimi i shtetasit Taulant Dubali u bë gjatë finalizimit të operacionit të koduar “Start 2018”.

Dubalit i’u gjetën dhe sekuestruan 20.700 dollarë, prerje 100 të dyshuara si të falsifikuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia thotë se operacioni dhe hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale si dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?