Elbasan, 5 persona të arrestuar për 24 orë, ja për çfarë akuzohen
5 persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi akuzohen për krime të ndryshme. Konkretisht policia ka arrestuar K.M, 24-vjeç dhe R.F., 18 vjeç, banues në Belsh, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletat pa Leje Drejtimi. Në Librazhd është arrestuar E.H., 27 vjeç, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Po ashtu në Elbasan është arrestuar Xh.M., 25 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motoçikletën me Leje Drejtimi të shtetit Italian e cila dyshohet se është e falsifikuar. Ndërsa personi i pestë që është arrestuar në Elbasan është Xh.D., 32 vjeç, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes së tij.
Policia njofton se po vijon puna nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.