Elbasan, aksion kundër shkelësve të ligjit; 3 të ndaluar dhe 5 procedime

Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan, gjatë 24-orëve të fundit kanë bërë arrestimin, ndalimin dhe procedimin e disa shtetasve të cilët akuzohen për vepra penale të ndryshme.
Konkretisht, në pranga ka përfunduar shtetasi Dritan Perçi, 37 vjeç, pasi në banesën e tij u konstatua se kishte bërë një lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. 
Në pranga ka rënë edhe 26-vjeçari Krenar Dingozi, për aksidentimin e një të moshuari me mjetin e tij tip motorçikletë; si dhe shtetasi Azem Qoshku, 39 vjeç dhe i akuzuar për dhunë në familje. 
Ndërkohë që ka nisur procedimi penal për 5 shtetas të tjerë. Dy prej tyre akuzohen për ushtrim dhune në bashkëpunim, ndërsa të tjerët për ndërtim të objekteve pa leje, shkaktim të aksidentit rrugor dhe kanosje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?