Elbasan arrestohet hajduti, i gjenden edhe paratë që kishte vjedhur

Policia e Elbasanit bën të ditur se ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një person të akuzuar për vjedhje të banesave. 19 vjeçari i ndaluar nga Policia dyshohet se ka hyrë në një shtëpi në Peqin dhe aty ka marrë një sasi parash dhe dy telefona celularë.

Në njoftimin për shtyp të policisë thuhet se: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Peqin, bënë arrestimin në flagrancë të  shtetasit, Berhan Sharka, 19 vjeç banues në Peqin.

Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë natës në Lagjen “Teqe” Peqin dyshohet të ketë vjedhur banesën e shtetasit S.P., 44 vjeç ku ka marrë një sasi lekësh dhe dy aparatë celularë të markave të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor gjatë kontrollit të banesës ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale lekët dhe  dy aparatet celularë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?