Elbasan, dhunonte familjarët, pranga autorit

Agjentë të policisë së Elbasanit kanë arrestuar në orët e para të së shtunës shtetasin Albert Muso, pas sinjalizimeve se ai ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe të birit 21-vjeçar.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, 53-vjeçari Muso ka dhunuar në mënyrë sistematike familjarët e tij, duke detyruar nënë e bir të kërkonin ndërhyrjen e policisë. 
Pas telefonatës së marrë, uniformat blu kanë shkuar në banesën e 53-vjeçarit për ta arrestuar, por ai i ka kundërshtuar me dhunë agjentët. 
Kjo ka bërë që situata ndaj tij të rëndohet, pasi krahas akuzës për “dhunë në familje” është ngritur edhe ajo e “kundërshtimit të punonjësve të policisë”.

SHKARKO APP