Elbasan, digjen disa makina
Disa makina janë përfshirë nga flakët mbrëmjen në Elbasan. Mësohet se flakët kanë rënë në servisin dhe pikë-shitje “Autohokej” në lagjen “Skënderbej”. Fillimisht është përfshirë nga flakët një makinë, më pas ajo është shpërndarë nëpër makina të tjera. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit në servisin në pronësi të shtetasit E.K.
Njoftimi i Policisë
Gjatë natës në lagjen “Skënderbej”, Elbasan në servisin dhe pike-shitje “Autohokej” të automjeteve, në pronësi të shtetasit E.K., ka rënë zjarr. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrëfiksja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur disa automjete.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.
KOHA JONË SONDAZH

