Elbasan, digjet plotësisht një “Volkswagen”, deklarata e pronares

Një automjet tip “Volkswagen” është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Brigada e 17”, Elbasan. Policia sqaron se automjeti është në pronësi të shtetases M.A., banuese në lagjen “Brigada e 17”, Elbasan.

Mjeti ishte  i parkuar në rrugicë para banesës së saj dhe si pasojë e flakëve mjeti është djegur pjesërisht.

Në vendngjarje ka shkuar grupi  hetimor, ku nga veprimet e para dhe deklarimet e pronares  e cila nuk ka ndonjë pretendim se mjeti mund  t’i jetë djegur qëllimisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale (shkëndijë elektrike).

Swiss Digital Desktop Reklama

Vijon ende puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?