FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Elbasan/Gjelat e detit shiten në mes të trotuarit

Ky është tregu i gjesë së gjallë në qytetin e Elbasanit, jashtë çdo kushti higjeno-sanitar. Fermerët e Elbasanit detyrohen të tregtojnë gjënë e gjallë në trotuar duke rrezikuar jetën e tyre në anë të rrugës Elbasan-Cerrik. “Me rrit një fëmijë është më kollaj sesa më rrit një gjel. Ka shpenzime të mëdha. Nuk na del kosto. Treg shitje nuk ka. Populli nuk ka lekë. Nuk jemi të sigurt fare, lozim me jetën këtu”.

Gjatë kësaj periudhe fundviti tregu është i tejmbushr me gjela deti dhe fermerët ankohen se ka rënë shumë fuqia blerëse për shkak të papunësisë. “Zero me bisht”.

Ndërkohë pensionistët ankohen për çmimin e lartë të gjelave që sipas tyre shkon deri në 8 mijë lekë të vjetra kilogrami dhe me pensionin që marrin e kanë të pamundur ti blejnë. Për pensionistët qeveria dha si shpërblim për fundvit 3 mijë lekë por këto para nuk mjaftojnë as për të blerë gjelin e detit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?