Elbasan, gripi mbush spitalet

Në pediatrinë e Elbasanit çdo ditë paraqiten për të marrë ndihmën mjekësore rreth 150 fëmijë me simptoma të gripit. Javët e fundit. epidemitë e përhapura në vende të ndryshme të botës kanë shtuar panikun te prindërit të cilët paraqiten në spital për të kërkuar ndihmë më të specializuar duke neglizhuar mjekun e familjes. Mjekët qetësojnë se pavarësisht fluksit, bëhet fjalë për grip stinor duke dhënë edhe këshillat përkatëse. Komplikacionet e gripit nuk kanë munguar. Aktualisht në pediatrinë e Elbasanit janë 30 fëmijë të shtruar, kryesisht me bronkopneumoni dhe bronkolite.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?