Elbasan/ Infektohen me Covid-19 dy mësues

Viti shkollor këtë sezon u hap me 14 shtator. Që prej hapjes së tij kemi pasur njoftime për disa mësues të prekur nga Covid-19 në disa rrethe të vendit.

2 rastet më të fundit janë konfirmuar në rrethin e Elbasanit. Njëri nga të prekurit është në qytetin e Elbasanit ndërsa tjetri në një shkollë në Cërrik.

Para pak ditësh në shkollën “Sami Frashëri” në Përmet 3 mësues dhe nëndrejtori i shkollës rezultuan pozitiv dhe për këtë arsye u pezullua mësimi përkohësisht dhe u bë dezinfektimi i ambienteve të institucionit.

SHKARKO APP