Elbasan, kryetarja vjedh fondet e Personave me Aftësi të Kufizuar

Policia e Elbasanit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen me inicialet I. H., 62 vjeçe, e cila ishte edhe kryetare e Shoqatës së Personave më Aftësi të Kufizuara.

Policia thotë se kjo shtetase, duk shfrytëzuar pozicionin që mbante si kryetare e shoqatës për rrethin e Elbasanit, dyshohet se ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme fondet e dhëna për këtë kategori personash në nevojë. Nuk bëhet e ditur shuma e përvetësuar nga ana e kryetares së shoqatës, pasi për këtë kategori japin ndihma përveç shtetit, edhe shoqata të huaja.

Sakaq, 62-vjeçarja akuzohet për shpërdorim detyre dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme hetimore.

SHKARKO APP