Elbasan, mësueset zihen me njëra-tjetrën me këpucë kokës

 

Një debat mes dy mësuesve ka përfunduar me një sherr mes tyre, ku janë përdorur edhe këpucët. Mësohet se një mësuese e shkollës 9 vjeçare “Jeronim De Rada” në Elbasan është goditur me këpucë në kokë nga kolegia e saj. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit pas mbledhjes së zhvilluar në drejtori.

Dy mësueset emrat e të cilave nuk bëhen ende të ditura janë përfshirë në një konflikt të ashpër verbal, ndërsa më pas njëra ka qëlluar kolegen më këpucë në kokë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pala e dëmtuar ka shkuar në policinë e Elbasanit ku ka bërë denoncimin përkatës. Ngjarja ka shkaktuar kaos në shkollë dhe mësimi është pezulluar për disa minuta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?