Elbasan, nis shpërndarja e librave për shkollat 9-vjeçare

Në pjesën më të madhe të shkollave 9 vjeçare të Elbasanit ka filluar shpërndarja e teksteve shkollore falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën.

Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Qamil Guranjaku” në Elbasan, Anila Çota shprehet se të gjithë prindërit të cilët tashmë e kanë përfunduar procesin e regjistrimit të fëmijëve mund të paraqiten për të tërhequr tekstet të cilat për këto dy klasa ofrohen falas nga qeveria shqiptare.

“Njoftimi është bërë për prindërit kështu që ne jemi të gatshëm që prindërit të vijnë t’i tërheqin dhe pse jo t’i shfletojnë paraprakisht. Të njihen me programin, kurrikulën dhe përmbajtjen e teksteve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çota shton se veç dokumenteve të caktuara nga Ministria e Arsimit duhet të shtohet edhe një dokument rekomandimi apo këshillim nga psikologet në mënyrë që fëmijët të cilët do të nisin shkollën të adaptohen më lehtë më kushtet e reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?