Elbasan, Policia aktivitet sensibilizues me nxënësit
Duke parë situatën në terren, ku të rinjtë i shohin akset rrugore si pistë garash, për ta vjen ky mesazh. ”Arrin i sigurt në destinacion vetëm duke zbatuar rregullat e qarkullimit”, ky është mesazhi i shpërndarë nga Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit, ndërsa efektivë të policisë rrugore të këtij qarku zhvillua një aktivitet sensibilizues me nxënësit e shkollës 9-vjeçare në fshatin Kuqan. ”Udhëtimi bëhet i sigurt vetëm duke zbatuar rregullat, prandaj të gjithë përdoruesit e rrugës, qofshin këmbësorë, drejtues mjeti apo pasagjerë duhet të njohin dhe zbatojnë të gjithë rregullat e qarkullimit rrugor, në mënyrë që të arrijnë të sigurt në destinacion”.
Nga ana tjetër, thuhet se u fol për rripin e sigurimit, për moskonsumimin e alkoolit gjatë lëvizjes dhe se kurrë nuk duhet tejkaluar shpejtësia që rekomandon sinjalistika rrugore.
”Në këtë kuadër, punonjësit e Policisë të qarkullimit rrugor, në bashkëpunim me nxënësit e shkollës 9-vjeçare në fshatin Kuqan, Elbasan, organizuan një fushatë sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese, duke u shpërndarë drejtuesve të mjete fletëpalosje dhe duke i këshilluar që asnjëherë mos ta drejtojnë mjetin pa u siguruar se gjendja e tij teknike është e mirë apo nën efektin e alkoolit dhe drogës, mos të nisen për udhëtim pa vendosur rripin e sigurimit, kurrë të mos tejkalojnë kufijtë e shpejtësisë që rekomandon sinjalistika rrugore, pasi shpejtësia të vret, të respektojnë gjithnjë këmbësorët, sidomos fëmijët dhe pleqtë, pasi ata lëvizin në mënyrë më të ngadaltë dhe kanë sjellje të paparashikuara dhe në rrugë”.