Elbasan, produktet shqiptare “pushtojnë” tregjet botërore falë mbështetjes së qeverisë

Marka “Made in Albania” po fiton gjithnjë e më shumë terren në tregjet ndërkombëtare, falë mbështetjes së qeverisë për fermerët dhe bujqësinë vendase.

Ngarkesat e fundit të lakrës së Brukselit janë gati për eksport, ndërsa fermerët e Shirgjanit vijojnë me mbjelljen e kulturave të tjera bujqësore, duke garantuar prodhim cilësor dhe të qëndrueshëm.

Vetëm këtë vit, nga zona e Shirgjanit janë eksportuar 1,600 tonë lakër, një sukses që vjen si rezultat i punës së palodhur të fermerëve tanë dhe mbështetjes konkrete të qeverisë për zhvillimin e bujqësisë. Ky është modeli që ne duam të forcojmë edhe më shumë, një fshat të gjallë, një ekonomi të qëndrueshme dhe produkte cilësore që bëjnë krenar çdo shqiptar!” është shprehur kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është ndryshimi që duam të shohim, më shumë mbështetje për fermerët, më shumë sukses për Shqipërinë!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?