Elbasan, rikonstruksioni i çerdhes Nr. 2, ambient modern për 150 fëmijë
Bashkia e Elbasanit ka investuar për rikonstruksionin total të çerdhes nr. 2, një projekt që ka si qëllim përmirësimin e kushteve për zhvillimin e fëmijëve. Me një investim prej 124 milionë lekësh (të vjetra) nga buxheti i Bashkisë, çerdhja do të ofrojë ambiente të sigurta, moderne dhe komode për 150 fëmijë.
Ky rikonstruksion është një ndërhyrje e domosdoshme për të siguruar kushte më të mira dhe më të sigurta për vogëlushët, të cilët do të gëzojnë ambiente tërësisht të rinovuara.
Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, inspektoi ambientet e çerdhes dhe shprehu kënaqësinë për këtë investim të rëndësishëm, duke theksuar se kujdesi për fëmijët dhe krijimi i kushteve më të mira për edukimin e tyre janë prioritet kryesor për Bashkinë. Ai e vlerësoi këtë projekt si një hap të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve për komunitetin, dhe siguroi se Bashkia do të vazhdojë të investojë për të ofruar mundësi të barabarta dhe kushte më të mira për fëmijët.
Ky është një investim i rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve dhe kujdesi ndaj të vegjëlve mbetet një prioritet i Bashkisë së Elbasanit.
KOHA JONË SONDAZH

