Elbasan, shumë familje marrin edhe bukën me listë

Qarku i Elbasanit por edhe Bashkia Elbasan që është qendra e qarkut, renditen ndër zonat më të varfëra në vend dhe natyrisht me një papunësi te lartë, krahasuar me numrin e banorëve. Vetëm në rrethin e Elbasanit, janë te regjistruar në zyrat e punës, rreth 7 mijë persona që janë në pritje, ndërsa rreth 11 mijë persona të regjistruar presin të punësohen në të gjithë qarkun.

Ndërkohë që realisht, shifrat e personave të papunë janë shumë herë më të larta nga ato që janë regjistruar në zyrat e punës. Kjo varfëri nuk është e vështirë të kuptohet edhe në lagjet e qytetit. Listat në ushqimoret e lagjeve sa vijnë dhe bëhen më të gjata nga personat që marrin produktet e domosdosshme të ushqimit, deri dhe tek buka.

Trajtimi me ndihmë ekonomike i familjeve, vetëm sa thellon më tepër borxhin e këtyre familjeve dhe natyrisht varfërinë, në një kohë që hapja e vendeve të reja të punës dhe punësimi i tyre shikohet si e vetmja zgjidhe për të mundur sadopak varfërinë që është ulur këmbëkryq në shumë familje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?