Elbasan/ Vajzat dhunonjë me shkelma një djalë dhe gjuha banale (VIDEO)

Në rrjete sociale postohen me njëra foto, video, komente etj. Një ndër faqet më aktive që tregojnë një Shqipëri me problemet e saja, është faqja “Jeta Osh Qef”, ku këtë herë ka bërë publike një video shumë të rëndë. Video mesohet se është realizuar në vitin 2014.

Një sherr mes adoleshentëve në qytetin e Elbasanit, ku tre vajza dhe dy djem ushtrojnë dhunë ndaj një të riu, të cilin e kanë thirrur për t’u “sqaruar”.

Nuk dihet shkaku që ka çuar në përdorimin e dhunës por duket se gjithçka ka qenë e planifikuar. Në video shihen qartë sesi një vajzë e quajtur Megi, e që më pas ajo ka filluar që ti gjuajë me shqelma djalit. Menjëherë vajzave iu bashkohen edhe dy djemtë dhe më pas afrohet edhe një vajzë, e cila e godet djalin me një shkop.

Swiss Digital Desktop Reklama

E gjithë skena e dhunës është filmuar nga një tjetër person, ndërsa pas grushteve e shqelmave shihet personi i dhunuar që arrin të largohet me vrap.Tronditës në këtë histori janë pikërisht protagonistit. Vajza që synojnë të shkojnë në shkollë të lartë por që janë në sjellje më keq se meshkujt. Gjuha e përdorur, dhuna nuk i shkojnë një femre e aq më pak një adoleshenteje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një dhunë që nuk mund të justifikohet para asnjë lloj arsyeje, por shpresojmë që policia të marrë masa dhe raste të tilla të mos përsëriten.

Pas publikimit të videos ka reaguar dhe Policia e Elbasanit. Më poshtë sqarimi i plotë i policisë:

Në lidhje me një video të publikuar paraditen e sotme në rrjetet sociale për një rast dhune, ku tre vajza dhe dy djem kanë ushtruar dhunë ndaj një të riu, ju informojmë se:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kanë reaguar menjëherë pas publikimit duke bërë identifikimin dhe shoqërimin e personave të publikuar në video.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se video e publikuar është bërë në Janar të vitit 2014, kur dhe ka ndodhur ngjarja.

Personat e përfshirë janë shoqëruar ne momentin e ngjarjes rreth dy vjet e gjysme me pare, dhe pas disa ditësh i kanë rregulluar marrëdhëniet mes tyre.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan falënderon median dhe publikun për bashkëpunimin dhe fton ato të denoncojnë çdo rast shkeljeje të ligjit.

 

//

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?