“Elbasani, i pajetueshëm prej ndotjes, është bërë vend eksperimentesh”
Këshilltarët e djathtë të Këshilli Bashkiak në Elbasan kanë deklaruar se Elbasani është shndërruar në një qytet të pajetueshëm për shkak të ndotjes së lartë.
Këshilltari i djathtë Blendi Himci tha se, Elbasani vijon të jetë i ndotur nga industria e rëndë, kryesisht ferrokromi dhe solari.
“Dua të di nëse ka marrë ndonjë masë bashkia. Ka vendosur sanksione? A ka mbyllur ndonjë aktivitet? Ministri Klosi pastron rërën në plazh, ndërsa Elbasani është bërë i pajetueshëm. Qyteti i arsimit po kthehen në qytetin e ndotjes. Rrugët në Elbasan po shtrohen nga qytetarët me skorje nga industria e rëndë, duke shkaktuar ndotje. Doja të dija nëse ekziston bashkia a jo?”, është shprehur Himçi.
Ndërsa këshilltari tjetër i djathtë Eugen Isaj, bëri një interpretim të raportit të Ministrisë së Mjedisit.
“Në mënyrë urgjente ne si këshilltarë duhet të reagojmë, ftojmë dhe kryetarin e bashkisë të na bashkohet. Ftoj këshilltarët t’i bashkohen protestës pavarësisht bindjes partiake. Elbasani është bërë vend eksperimentesh. Këtu nuk jetohet më”- tha ai.
Kujtojmë se Elbasani prej vitesh është një nga hotspotet më problematike në vend përsa i përket ndotjes.
/Fax News
KOHA JONË SONDAZH

