“Elbasani i së ardhmes ndërtohet sot”, kandidatja e PS Aulona Bylykbashi takim me arkitektët

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, zhvilloi një takim frymëzues me disa nga emrat më të njohur të arkitekturës në Elbasan: Reshit Bedhia, Albana Drenogllava, Ilir Sadiku dhe Marvis Avllazagaj.

Gjatë këtij bashkëbisedimi të hapur dhe miqësor, u diskutua gjerësisht mbi rolin e arkitekturës në jetën urbane, rëndësinë e planifikimit të qëndrueshëm dhe nevojën për ta kthyer Elbasanin në një qytet më modern, më funksional dhe më afër qytetarëve të tij.
Aulona Bylykbashi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me profesionistët për të sjellë ide të reja dhe për të ndërtuar politika që respektojnë identitetin e qytetit, por njëkohësisht e çojnë përpara me hapa të sigurt.

“Me një vizion të përbashkët dhe përkushtim të sinqertë, u nënvizua besimi se Elbasani mund të shndërrohet në një model zhvillimi urban dhe social për të gjithë vendin”, pohoi Bylykbashi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?