Elbasani ndez dritat e qytetit me rastin e festave të fundvitit

Mbrëmjen e së dielës, qyteti i Elbasanit në prani të kryebashkiakut Gledian Llatja pas numërimit mbrapsht nën zërin e fëmijëve dhe pjesëmarrësve ndezi njëkohësisht të gjitha dritat e qytetit duke filluar nga sheshi para portës së Kalasë për të çelur kështu pragun e festave të fundvitit.

Kryebashkiaku Llatja u shpreh se atmosfera e krijuar i ka dhënë qytetit një tjetër dimension mes magjisë se dritave dhe ngjyrave. Qyteti është veshur me një dekor fantastik që ka ngjallur kudo atmosferë festive.

Kjo i ka bërë të gjithë të gëzojnë pasi fundviti është periudha më e bukur e vitit ku i madh e i vogël kërkon më të mirën nga vetja dhe ëndërron për gjithçka dëshiron .Gjatë 2019 ,elbasanasit ishin shembull i shkēlqyer në shumë aspekte, ndaj ky qytet ndryshe nga shumë të tjerë , këto ditë duket më i gjallë e plot shpresë.

Elbasani po e mbyll 2019 si qyteti më solidar në Shqipëri dhe shpreson se do mbetet i tillë gjithmonë.Ata janë optimistë dhe entuziastë dhe tashmë presin me qetësi se si do të jetë e ardhmja e tyre. Elbasanasit duan që qyteti të jetë më i pastër, më i bukur, më i begatë, me më shumë punë dhe kapitali njerëzor i tij të jetë më i vlerësuar.

Nga kjo fundjavë, ky qytet ka marrë një pamje spektakolare dhe banorëve të tij u ka ndryshuar humori si me magji. Është koha për të përcjellë më shumë dashuri dhe të mira te njëri-tjetri.Super atmosfera e krijuar në Elbasan urojmë të përhapet me shpejtësi në të gjitha qytetet shqiptare!

 

SHKARKO APP