Elbasani s’njeh kryebashkiakun, banorët e “Lagjes 5 Maji”: Nuk e kemi parë as si fytyrë

Banorët e lagjes 5 maji në Elbasan duhet të kalojnë me çizme në rrugë në kohën kur bie shi. familjarët kanë kërkuar investime nga bashkia, por shprehen se kryebashkiakun nuk e njohin jo vetëm si fytyrë, por as si emër.

Gledian Llatja është prej 16 muajsh në krye të bashkisë së Elbasanit, por një pjesë e banorëve në lagjen “5 Maji” nuk e njohin as i emër e nuk e kanë parë as për fytyrë.

“Nuk e njoh fare kryetarin. Nuk e njohim as në TV.”

Banorët e  rrugës “Tomorr Domi”, thonë vuajnë pasojat e asaj që e cilësojnë lënie në harresë nga Pushteti vendor.

“Kur ka vota vjen, kur nuk ka nuk vjen.”

Rrugët me baltë në ditë me diell sipas tyre janë tregues i mungesës së investimeve.

“Rruga e vështirë shumë për të kaluar.”

Në ditët me shi, u duhen çizme sa të kalojnë pragun e shtëpisë.

“Kur bie shi këtu nuk kalohet, duhen çizme, i mbajmë fëmijët në krahë.”

Mungesa e kontejnerëve të mbetjeve urbane, është shqetësim me vete.

Kryebashkiaku Llatja pak javë më parë i kërcënoi me gjoba ata që ndotin, por banorët thonë se duhet të kalojnë në lagjen tjetër për të gjetur një kontejner.

“Kosha plehrash nuk ka, duhet t’i hedhim andej nga lagja tjetër.”

Përmirësimi i infrastrukturës që ndikon direkt ne jetën e banorëve ishte ndër premtimet kryesore të Gledian Llajtjes kur mori Bashkinë, por zotimet mbeten në letër, ndërsa banorët e shumë lagjeve të Elbasanit vijojnë të ecin në baltë.

Ora News - Elbasani s’njeh kryebashkiakun, banorët e “Lagjes 5 Maji”: Nuk e kemi parë as si fytyrë

SHKARKO APP