Elbasani vlerëson Caljan, i jep titullin “Nder i Qarkut”

Briken Calja është nderuar me titullin “Nderi i Këshillit të Qarkut Elbasan” për arritjet e tij në sportin e peshëngritjes, në një ceremoni iku ishin të pranishëm disa nga deputetet e qarkut Elbasan dhe dy kryetarët e bashkive në detyrë, ai i Elbasanit dhe ai i Cërrikut.

Peshëngritësi thotë se: “Jam i emocionuar, do të doja të falenderoja të gjithë për këtë vëmendje ndaj sportit”. Calja është ndër sportistët më të mirë të historisë së peshëngritjes dhe konfirmimet në dy europiane të njëpasnjëshme e bëjnë atë një sportist me vlera të mëdha.

Në të shkuarën e tij, ai ka patur një moment të vështirë karriere, që lidhet me pozitivitet dopingu, një moment ky në të cilin siç e përmend vetë ai, vetëm familja i ka qëndruar pranë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?