Elezi: Braktisja e vendit nga të rinjtë, kjo tragjedi kombëtare e ka një autor, Edi Ramën

Lëvizja Socialiste për Integrim bën apel për ndalimin e fenomenit të braktisjes së vendit nga rinia shqiptare.

Përmes rrjeteve sociale, anëtari i Kryesisë së LSI Durrës, Klevi Elezi, shprehet se kjo tragjedi kombëtare që rrezikon asgjësimin e një kombi po ndodh sepse nuk ka punë, mundësi, shpresë dhe të ardhme për të rinjtë. Dhe kjo tragjedi thotë ai, ka një autor: “Rlindjen” dhe Edi Ramën.

Reagimi i anëtarit të Kryesisë së LSI Durrës, Klevi Elezi

TË NDALIM LARGIMIN E RINISË

⭕️ 80% e studentëve (mosha mesatare 22 vjeç), që studiojnë në Shqipëri, synojnë të emigrojnë jashtë vendit.

⭕️ 94 %, e të rinjve që studiojnë jashtë vendit, nuk dëshirojnë të kthehen.

Përse ky largim❓Përse kjo tragjedi kombëtare që rrezikon asgjësimin e një kombi❓

📌 Sepse nuk ka punë, mundësi, shpresë dhe të ardhme.

📌 Sepse kushtet e jetesës janë të mjerueshme.

📌 Sepse në këtë mjerim nuk mund të përmbushen ëndrrat por vetëm luftohet për bukën e gojës.

📌 Sepse të jesh i ri në Shqipëri është tejet e vështirë të kanalizosh ëndrat dhe pasionet në atë që dëshiron pasi mundësitë për t’i realizuar ato janë zero.

📌 Sepse arsimi është në kolaps.

📌 Sepse zëri i rinisë nuk dëgjohet.

📌 Sepse asnjë lehtësi apo mbështetje nuk i ofrohet rinisë.

📌 Sepse studentëve nuk u sigurohet as karta e studentit e as një standard dinjitoz edukimi.

Kjo tragjedi ka autor “Rilindjen.”

Largimi i “Rilindjes” është hapi i parë për frenimin e eksodit të rinisë shqiptare.

Më 2️⃣5️⃣ prill ta frenojmë këtë largim të rinisë dhe ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e të rinjve.

SHKARKO APP