Elisa Spiropali: E nderuar të marrë drejtimin e qarkut të Tiranës

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur vlerësim dhe konsideratë për detyrën e rëndësishme, që Asambleja e Partisë Socialiste i besoi, drejtimit politik në qarkun e Tiranës.
“Asambleja e Partisë Socialiste, platformë e vizionit të një Shqipërie moderne, progresiste e europiane.
E nderuar të marr detyrën e drejtimit politik në qarkun e Tiranës së bashku me Erion Veliajn dhe Ogerta Manastirliun. Edhe këtë herë, ashtu si ngaherë: për fitore!
Qarku i Shkodrës do të ketë gjithnjë një vend të veçantë tek unë. ❤️
Urime dhe suksese të gjithë të zgjedhurve në Kryesi dhe Sekretariat.”
Ka shkruar ajo në postimin e saj, të shoqëruar nga një galeri fotosh nga zhvillimi i punimeve të “Asamblesë së Partisë Socialiste, sot në Durrës.

SHKARKO APP