Elisa Spiropali i përgjigjet Gazment Bardhit, por mesazhi ishte për kryeministrin

“Të jesh i sigurt se nuk ka njeri këtu që të më shantazhojë mua”. Kjo deklaratë e sotme nga Elisa Spiropalit në përplasjen parlamentare me Gazment Bardhin. Ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj deputetit demokrat, por formulimi i saj lejon edhe një lexim më të gjerë politik.

Spiropali iu drejtua Bardhit, ndërsa përdori një shprehje që përfshin gjithë sallën: “nuk ka njeri këtu”. Pikërisht te kjo shtrirje e mesazhit qëndron domethënia e mundshme e deklaratës. Përgjigjja mund të dëgjohet nga opozita si kundërsulm, por nga drejtimi i PS-së si një sinjal se ajo nuk pranon të nënshtrohet ndaj presionit politik.

Ky interpretim merr peshë në sfondin e përplasjeve të raportuara mes Spiropalit dhe Edi Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Politikisht, Spiropali ka goditur me një gur dy zogj! Duke sulmuar Bardhin, ajo dëshmon se është e gatshme të përballet me PD-në. Njëkohësisht, duke shpallur se askush nuk mund ta shantazhojë, afirmon një qëndrim personal që mund t’u drejtohet edhe atyre brenda shumicës që kërkojnë disiplinimin e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për drejtimin e PS-së, një qëndrim i tillë mund të jetë më i vështirë për t’u menaxhuar: Spiropali kundërshton opozitën, ndërsa ruan hapësirën për të kundërshtuar edhe drejtimin e partisë së vet. Sulmi ndaj Bardhit i jep kështu deklaratës një mbulesë partiake, ndërsa mesazhi për pavarësinë personale mbetet i dëgjueshëm nga PS.

Nëse ky ishte qëllimi i saj, atëherë replika ishte e menduar mirë. Bardhi ishte marrësi i drejtpërdrejtë; Rama dhe mazhoranca mund të kenë qenë dëgjuesit e tjerë. Vijimi i qëndrimeve të Spiropalit do të tregojë nëse kemi të bëjmë me një çast polemike parlamentare apo me një paralajmërim të qëndrueshëm politik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?