Elisa Spiropali: Jemi në rrugë të pakthyeshme drejt revolucionit digjital

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj në Kuvend deklaroi se projekti i bashkëqeverisjes ka si synim rregullimin e marrëdhënieve për ligjin shqiptar.

Gjatë fjalës së saj Spiropali tha se bashkëqeverisja është dera e hapur për ankesat e qytetarëve, ndër shtoi se bashkëqeverisja nuk ka lidhje me patronazhistët.

Bashkëqeverisja nuk është vetëm dera që do të hapet për ankesat e qytetarëve por edhe dera që do të mbyllet për çdo punonjës që abuzon me postin. Pa mik, pa deputet, pa parti ky ligj është mundësi për shërbime më të mira publike. Kjo nismë ligjore nuk vjen nga ligji por nga eksperienca 4 vjeçare diskutimi. Në këtë projektligj, është listuar të gjithë mësimet e marra dhe roli i agjencisë në këto katër vite. Për këtë arsye ka lindur dhe nevoja që projekti i bashkëqeverisjes të ketë forcën e ligjit për rregullimin e marrëdhënieve për ligjin shqiptar. Shqetësimin më të madh e keni me patrionazhistët pasi ju në zgjedhje ishin magazinë pa inventarë, përballë patronazhistëve që ishin fitues. Ligji për bashkëqeverisjen nuk ka lidhje me patronazhistët”, ka thënë Spiropali.

SHKARKO APP