Elisa Spiropali: Ju zbuloj tradhtarët e vërtetë në opozitë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga foltorja e Kuvendit tha se ish-deputetët e opozitës bëjnë gabim kur i quajnë tradhtarë, ata që kanë marrë mandatin pas vendeve vakante të krijuara në Kuvend.

Gjithashtu ajo sulmoi edhe dy drejtuesit e partive kryesore opozitare, ndërsa shtoi se interesi i Bashës dhe Kryemadhit nuk përkon me interesat e shumicës. Sipas saj, “tradhtarë” janë atë që kanë lënë detyrën duke dalë në rrugë kundër interesit të vendit.

Ajo foli edhe për paktin me universitetin, i cili sipas Spiropalit ka hyrë në një proces të pakthyeshëm duke rritur edhe procesin e transparencës  së universiteteve në aspektin financiar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ata nuk i quajtën kolegët e tjerë tradhtarë. Ata i quajnë njerëzit që vijnë e marrin detyrën i quajnë tradhtarë, por në fakt tradhtarët janë ata që braktisën detyrën. Interesat e Lulzim Basha dhe Kryemadhi nuk përkojnë me pjesën më të madhe  të shumicës. Të rinjtë duhet të keni mundësitë të shkollohen. Universitet të prodhojmë për shoqërinë dhe të thithin fonde dhe qeveria është e interesuar për të krijuar partneritet dhe fakultete të mund të ngrenë edhe funde. Studentët donin transparencë për fondet e universitetit”, tha ajo ndër të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?