Elmazi: “Rama thërret për të votuar deputetin në arrest shtëpie”

Është thënë se do të votojnë 140 për reformën në Drejtësi. Lidhur me këtë, deputetja e Partisë Demokratike, Liljana Elmazi ka publikuar në rrjetin e saj social, një foto ku duket  deputeti Armando Prenga.

Ai ndodhet i ulur në kafen e Kuvendit në pritje të votimit për reformën në drejtësi.

Deputetja demokrate shkruan se ai sot është thirrur nga Kryeministri Rama për të votuar edh e pse është në arrest shtëpie.

Statusi i deputetes në facebook:“Te kafja e parlamentit po pret per te votuar Reformen ne drejtesi dhe deputeti socialist qe eshte ne arrest shtepie per plagosje te katerfishte ne komisariatin e policise se Kurbinit, e ka thirrur Rama! Turp!”, shkruan ajo.

2016-07-21 20_53_40-Liljana Elmazi

SHKARKO APP