Elon Musk ofron të blejë Twitterin

Biznesmeni Elon Musk është ofruar të blejë kompaninë Twitter, duke thënë se gjigandi i mediave sociale “duhet të transformohet si një kompani private”.

“Kam investuar në Twitter pasi besoj në potencialin e tij për të qenë platforma e fjalës së lirë në mbarë globin dhe besoj se liria e fjalës është një domosdoshmëri sociale për një demokraci funksionale”, tha zoti Musk. “Megjithatë, që kur kam bërë investimin tim, tani e kuptoj se kompania as nuk do të lulëzojë dhe as nuk do t’i shërbejë kësaj domosdoshmërie shoqërore në formën aktuale. Twitteri duhet të transformohet si një kompani private”.

Themeluesi i Teslës dhe SpaceX është tashmë aksioneri më i madh i Twitterit, duke zotëruar më shumë se 9% të aksioneve të kompanisë. Një dokument zyrtar tregon se ai ofroi 54,20 dollarë për çdo aksion për të blerë pjesën tjetër të kompanisë, shifër që është 38 për qind më e lartë nga çmimi që kishin aksionet në datën 1 prill, para se zoti Musk të blinte 9 për qind të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky çmim do ta vlerësonte kompaninë në rreth 43 miliardë dollarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Oferta ime është oferta ime më e mirë dhe përfundimtare dhe nëse nuk pranohet, do të më duhej të rishqyrtoja pozicionin tim si aksioner”, tha zoti Musk.

Twitteri e pranoi ofertën dhe do të analizojë nëse propozimi i zotit Musk është në interesin më të mirë të aksionerëve.

Pasi u zbulua se Elon Musk posedonte pjesën më të madhe të aksioneve të Twitter-it atij iu ofrua një vend në bordin e kompanisë, por kjo do ta kushtëzonte sasinë e aksioneve që zoti Musk mund të zotëronte.

Pasi fillimisht u duk se ai pranoi vendin në bord, zoti Musk më pas refuzoi atë.

Disa informacione për këtë raport erdhën nga Associated Press dhe Reuters.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?