Elona Guri, mesazh qytetarëve të Durrësit: T’i themi ndal shpopullimit, varfërisë dhe korrupsionit të kësaj qeverie

Elona Guri, kryesuesja e listës së kandidatëve të LSI në Durrës, u është drejtuar qytetarëve të këtij qarku me një mesazh për zgjedhjet e 25 prillit. Guri shprehet se pas kaq vitesh keqqeverisje, Durrësi dhe qytetarët e tij duhet t’i japin fund korrupsionit dhe vjedhjes që bëhet nga një grup njerëzish me pushtet.

“Durrësi meriton më shumë. Banorët e qarkut të Durrësit meritojnë mirëqenie, punësim, arsim cilësor, shëndetësi dinjitoze, mbështetje ekonomike, paga e pensione më të larta, e standarde më të mira jetese. T’i themi NDAL shpopullimit, varfërisë, betonizimit, korrupsionit dhe një qeverie që shkatërroi ekonominë e familjes Suaj dhe ka braktisur banorët e qarkut të Durrësit në ditët më të vështira”,- shkruan Elona Guri në mesazhin e saj për qytetatrët.

Mesazhi i Elona Gurit për qytetarët e qarkut të Durrësit:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të nderuar banorë të qarkut të Durrësit,

Swiss Digital Mobile Reklama

8 vite të keq-qeverisjes së “Rilindjes” kanë shkaktuar një dëm të madh në ekonominë e familjeve Tuaja, dhe një varfëri e papunësi ekstreme për Durrësin e mbarë vendin. Sot pensionistët nuk arrijnë të paguajnë faturat e ujit dhe energjisë, të cilat në Durrës janë më të lartat në vend dhe nuk përballojnë dot kostot për ilaçet dhe shpenzimet ditore të jetesës. Rinia po largohet dita-ditës pasi nuk ka punë, të ardhme dhe shpresë. Sot familjet e Durrësit janë në kushtet e mbijetesës dhe biznesi është në prag falimenti. Duhet NDRYSHIM dhe një qeverisje e re që i shërben banorëve dhe familjeve të thjeshta.

Durrësi është i tëri i betonizuar, pa asnjë park, kënde lojrash për fëmijë, pa hapësira publike, dhe i vënë në shërbim të sektit të betonit dhe korrupsionit. Me qindra miliona euro janë vjedhur e shpërdoruar në ngushtime rrugësh, asfalte pa standarde, tendera dhe PPP për oligarkët e qeverisë, ndërkohë që Ju, të nderuar banorë të Durrësit, jeni varfëruar gjithnjë e më shumë dhe e përballoni me vështirësi jetesën, pa shpresë për të ardhmen, pa siguri për punën, shëndetin, dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj.

“Rilindja” e shpopulloi Durrësin dhe Shqipërinë. 600 mijë shqiptarë, 400 mijë të rinj e të reja u larguan sepse këtu nuk kishin punë, mundësi dhe mirëqenie. Braktisi 8 mijë banorë me shtëpi të dëmtuara nga tërmeti, i la të kalonin dy dimra të ftohtë në çadra e kontejnerë dhe 900 familjeve DS4 ende nuk u ka dhënë informacionin më minimal se çfarë do bëhet me to. Zhvatën qindra miliona euro për oligarkët dhe nuk siguruan teste dhe vaksina për JU. Me vjedhjet e parave Tuaja ushqejnë veten dhe Durrësin e lenë të përmbytet sa herë që bie shi.

Durrësi meriton më shumë. Banorët e qarkut të Durrësit meritojnë mirëqenie, punësim, arsim cilësor, shëndetësi dinjitoze, mbështetje ekonomike, paga e pensione më të larta, e standarde më të mira jetese.

T’i themi NDAL shpopullimit, varfërisë, betonizimit, korrupsionit dhe një qeverie që shkatërroi ekonominë e familjes Suaj dhe ka braktisur banorët e qarkut të Durrësit në ditët më të vështira.

Është privilegj për mua të kem votën dhe mbështetjen Tuaj, që të jem zëri i këtij qarku të mrekullueshëm, t’Ju shërbej me të gjithë forcën time, dhe të punojmë së bashku për ta bërë Durrësin dhe Shqipërinë shtëpinë tonë.

Me respekt,

Elona Guri”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?