Elvis Rroshi pranon akuzat: Neglizhova formularin e dekriminalizimit
Ish-kreu i Bashkisëe së Kavajës, Elvis Rroshi ka pranuar ditën e sotme akuzën për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. “Plotësimi i gabuar i formularit ka ardhur për shkak të neglizhencës”, është shprehur Rroshi. Prokuroria ka kërkuar dy ditë kohë për të përgatitur pretencën për Elvis Rroshin. Në formularin e dekriminalizimit, Rroshi kishte shënuar se nuk kishte patur precedentë të mëparshëm penale. Nga verifikimi i Prokurorisë rezultoi se kishte patur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani.
“Plotësimi i gabuar i formularit ka ardhur për shkak të neglizhencës”, mësohet të ketë thënë Rroshi, ndërsa organi i akzuës ka kërkuar dy ditë kohë për të përgatitur pretencën për të. Elvis Rroshi fitoi për dy mandate rresht Bashkinë e Kavajës, deri kur Prokuroria e Përgjithshme zbuloi problemet që kishte pasur ai me ligjin.
“Gjithashtu në vitin 2015, DEA/USA ka informuar autoritetet zviceriane se ata po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash, nuk ka detaje të mëtejshme në lidhje me këtë. Autoritetet zviceriane po kryejnë hetime të mëtejshme, nëse do të ketë më shumë informacion”,-thuhej në njoftimin e prokurorisë kur u bënë publike akuzat ndaj Elvis Rroshit.
Për vite me radhë, Edi Rama e mohoi të kaluarën e bashkëpuntorit të tij në Kavajë duke ironizuar akuzat e opozitës. Një ndër veprat penale ku ishte përfshirë Elvis Rroshi në Itali, ishte edhe ajo e përdhunimit në grup. Pas një hetimi mbi bazën e akteve të ardhuar nga Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, prokuroria bën të ditur se shtetasit Elvis Rroshi i është vërtetuar e kundërta e përgjigjes mohuese për dënim për vepra të ndryshme nga ndonjë autoritetet i huaj.
“Elvis Rroshi ka fshehur përdorimin e disa emrave në të shkuarën e tij, të arrestimeve, ndalimeve, apo masave të ndryshme sigurie dhe shtrënguese në Itali, Zvicër dhe Gjermani, falsifikim dokumentash, shqiptare dhe të huaja”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. “Gjithashtu në vitin 2015, DEA amerikane ka informuar autoritetet zviceriane se ata po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash, por nuk ka detaje të mëtejshme në lidhje me këtë. Autoritetet zviceriane po kryejnë hetime të mëtejshme, nëse do të ketë më shumë informacion”, vijon njoftimi i prokurorisë.
KOHA JONË SONDAZH

