Email-i për taksat përgënjeshtron zëdhënësin, që u fut në sherr me gazetarët

Kryeredaktorja e revistës Monitor, Ornela Liperi, ka bërë publik një e-mail drejtuar zyrtarëve kryesorë të financave dhe administratës tatimore në vend, i cili dëshmon se Ministria e Financave, në bashkëpunim me misionin e FMN, kanë hartuar draft ligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat.

Email-i u përcjell për diskutim projektligjin e ri dhe kërkon mendim prej tyre.

Email-i u publikua pasi një zëdhënës i Shkëlqim Canit tha se nuk ekziston ndonjë draft i tillë dhe u përfshi në debate banale me gazetarët.

Ky është rasti i dytë që brenda muajit ky zëdhënës ka prodhuar konflikt me reporterët që mbulojnë Ministrinë e Financave.

Me sa duket zoti Cani ka rritur shpenzimet e Ministrisë së tij me një nëpunës që e paguaka për t’u bërë armik me shtypin.

Një javë më parë 18 gazetarë bojkotuan takimin me ministrin për shkak të arrogancës së administratës së tij.

Email-i:

From: Arjana Dyrmishi [mailto:Arjana.Dyrmishi@financa.gov.al]

Sent: 14/07/2015 7:08 PM

To: ‘brisida.shehaj@yahoo.com'; artur papajani; ‘bujarbendo@gmail.com'; ‘matrix@albaniaonline.net'; ‘loreta.peci@al.pëc.com'; ‘sshytaj@gmail.com'; ‘sotiraq.dhamo@gsconsulting-al.com'; ‘a.shehi@kalo-attorneys.com'; ‘shbundo@hotmail.com'; ‘fatbardha.bytyci@energji-ashta.al'; ‘silvanaxhaferi@abcci.com'; ‘secretariat@aab-al.org'; ‘laura.qorlaze@avanntive.al'; ‘auruci@bogalaë.com'; ‘oshehu@deloittece.com'; ‘apaparisto@kpmg.com'; ‘anisa.jasini@al.ey.com'; Enkeleida Pipa; Vilma Rakipi; Mimoza Dhembi; Androkli Kokthi; laura.qorlaze@avanntive.al; fatmir@kazaziconsulting.com; alban zusi; sotiraq.dhamo@albanianaudit.com; Nikolla Lera; Koli Bele

Cc: Irena Beqiraj; Spiro Brumbulli

Subject: Percillet per mendim draftligji i ri i tatimit mbi te ardhurat personale

 

Përshëndetje,

Ministria e Financave në bashkëpunim me misionin e FMN kanë hartuar draft ligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat. Ju lutem gjeni bashkëlidhur kopje të draft ligjit për mendim dhe komente, me trach change. Për arsye se draft ligji është punuar me FMN dhe pwr tw pasur mw shumw kohw, po iu përcjellim në gjuhën angleze. Javws tjetër drafti do t’ju percillet edhe nw gjuhen shqipe

Do të vlerësonim dërgimin e komenteve tuaja brenda datës 30 gusht 2015.

Ju faleminderit,

SHKARKO APP