Embargoja e BE-së ndaj naftës ruse, çmimi arrin shifra rekord

Çmimet e naftës u rritën mbi 124 dollarë për fuçi të hënën, duke arritur nivelin më të lartë që prej marsit. Kjo rritje vjen pas embargos që BE vendosi ndaj naftës ruse.

Udhëheqësit e BE-së ranë dakord që të ndalojnë dy të tretat e importeve të naftës ruse, si pjesë e një marrëveshjeje kompromisi për të rritur presionin ndaj Rusisë, duke marrë parasysh efektet ekonomike në disa vende të BE-së që varen më shumë nga furnizimet e naftës ruse.

Embargoja ndërpret naftën ruse të dërguar nga deti, ndërsa përjashton naftën e importuar përmes tubacioneve.

SHKARKO APP