Emergjenca, Rama thotë se të huajt u mahnitën me ekipet shqiptare

Shqiptarët e panë sërish se si shteti i tyre funksionon vetëm në letër. Në momentin që zbarkuan ekipet e shpëtimit nga shtetet e tjera, diferenca ishte e dukshme, duke nisur që nga Kosova.

Fabula e qenve të kërkimit, që shoqëronin çdo ekip, ndërkohë që Shqipëria paguan miliarda për qen, por nuk ka asnjë të tillë, bëri xhiron e rrjetit.

Por pikërisht pas këtij zemërimi në rrjetet sociale, se përse shteti shqiptar nuk ka institucione funksionale, ka reaguar kryeministri shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është krijuar ideja se gjithçka nisi kur erdhën ekipet ndërkombëtare, por unë mund t’ju them me shumë krenari se përshtypjet për njerëzit tanë kanë qenë mbresëlënëse nga ana e skuadrave që erdhën. Kjo ishte eksperiencë e madhe për kërkim-shpëtimin dhe tani, njësinë tonë kemi mundësi ta ngremë në nivelin e të tjerëve në aspektin e pajisjeve, por edhe me programet e përbashkëta të trajnimit”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Edhe për urgjencën mjekësore shqiptare kanë qenë fantastike, nuk e kishin menduar kurrë italianët se Shqipëria kishte këtë nivel urgjence”, shtoi kreu i qeverisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?