Emergjencat e Tiranës: Pastrimi i qytetit, transporti, çlirimi i hapësirave publike

 

Gjatë fushatës elektorale, Erion Veliaj, tha se stafi i tij ka identifikuar 3000 probleme të kryeqytetit. I zgjedhur në krye të metropolit, Veliaj ka përcaktuar emergjencat e para të qytetit, atë të pastrimit, të përmirësimit të transportit dhe të çlirimit të hapësirave publike nga aktivitete të paligjshme të biznesit.

Pastrimi i qytetit nga mbetjet urbane, përmirësimi i shërbimit të transportit publik dhe çlirimi i trotuareve nga biznese të paligjshme, janë tre emergjencat kryesore për Erion Veliaj si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Zotimi i Kryebashkiakut është pjesa më e madhe e projekteve të përfundojnë gjatë muajit gusht.

1. Për pastrimin e qytetit, Veliaj do të bëj vlerësim të kontratave të kompanive të pastrimit, për të pare nëse këto kompani kanë patur performancë të mirë punë.

Në çdo 6 muaj do të ketë raporte nga administratorët në bazë të anketave që do të realizojnë qytetarët.

Për riciklimin e mbetjeve, Veliaj premtoi gjatë fushatës krijimin e një landfilli të ri, ose në një sistem tjetër të trajtimit të mbetjeve që do të vendoset pas diskutimeve me grupet e interesit.

2. Për transportin publik, Bashkia e Tiranës synon të rikonceptojë linjën e autobusëve urban.

Në programin e prezantuar në fushatë, Veliaj tha se do të vërë në shërbim 20 linja të reja të aubosëve urban.

Që qytetarët të mos shpenzojnë para për të blerë biletë për çdo autobus linje që do të përdorin, do të ketë një biletë unike. Autobusët urbanë do të kënë korsi të dedikuara.

3. Çlirimi i trotuarëve dhe rrugëve nga bizneset dhe zënia e vendeve të parkimit është një tjetër prioritet i Bashkisë së Tiranës.

Kryetari i ri i Bashkisë ka premtuar masa kundër individëve apo bizneseve që vendosin objekte për të zënë vendparkime.

Po ashtu do të ketë aksione dhe masa administrative për biznese të cilat në mënyrë të paligjshme pas ndërhyrjes së IKMT kanë vendosur karrige e tavolina duke ushtuar aktivitetin e tyre.

SHKARKO APP