Emergjencat, personeli mjekësor trajnohet në Izmir të Turqisë

Në pritje të nisjes nga puna të Qendrës Kombëtare të Urgjencës që do të ndryshojë mënyrën se si do të ofrohet ndihma e parë dhe mënyrën e koordinimit të urgjencave, stafi po trajohet në Izmir të Turqisë.

Ky trajnim vjen në kuadër të bashkëpunimit që ka Shqipëria me Turqinë dhe përvojën  që ofron shteti turk në këtë sektor.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se trajnimi i 19 punonjësve të parë Shërbimit Mjekësor të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore zgjat dy javë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në trajnim u trajtuan tema të ndryshme që kanë të bëjnë me organizimin e sistemit të Urgjencës në të gjitha nivelet, tipi i automjeteve të përdorura në këtë shërbim, mënyrën e organizimit, etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky trajnim do të vazhdojë me grupe të tjera të personelit mjekësor në këtë Qendër me grupe heterogjene të spitaleve, me mjekë dhe infermierë të shërbimit paraspitalor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?