Emërimi i Xhaferllarit në Kushtetuese, Venecia pranon kërkesën e maxhorancës
Mazhoranca ka dërguar për interpretim në Komisionin e Venecias dekretin e presidentit për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese.
“Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë bëri një kërkesë për një opinion për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” thuhet në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias.
Njoftimi mban datën 30 dhjetor 2019.
Mazhoranca është e bindur se për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese nga ana e Presidenti duhet të merret edhe opinioni i Venecias.
Maxhoranca kërkon opinion lidhur me 5 pyetje sa i takon emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
5 Pyetjet
1- A mundet presidenti të mos organizojë ceremoninë e betimit gjyqtarit kushtetues kur ai në kuptim të ligjit konsiderohen të emëruar. Në këtë rast a konsidehet e cënuar e drejta e një gjyqtari kushtetues të ushtrojë detyrën?
2 -Emërimi I gjyqtarit Kushtetues tej afatit prekluziv 30 ditor dhe jashtë listës së kandidatëve të miratuar nga organi competent I KED-së a cënon parimin e gjykatës së krijuar me ligj.
A e cënon parimin e gjykatës së krijuar me ligj?
A ndikon kjo në legjitimitetin e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese duke vënë në dyshim garancitë e shtetasve për një proces të rregullt ligjor.
A bie ndesh me frymën e mekanizma zhbllokues në zgjedhjen e emërimin e anëtarëve të organeve kushtetuese
3- A është në përputhje me standardet më të mira zbatimi i mekanizmit zhbllokues pas mosveprimit të presidentit për të emëruar brenda 30 ditëve gjyqtarin kushtetues si rrjedhojë e të cilit konsiderohet i emëruar ky gjyqtar.
4- Nëse presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit të gjyqtarit Kushtetues nisur nga solemniteti si akt cfarë mekanizmi mund të përdoret për ta zhbllokuar një situatë të tillë.
A është betimi me shkrim si formë për të plotësuar kushtin e betimit.
5-Cilat mund të ishin zgjidhjet sipas standarteve më të mira ndërkombëtare për të shmangur rastet kur organi i ngarkuar me kryerjen e betimit refuzon të thërrasë për betim zyrtarin përkatës.
Edhe Meta do të çojë në Venecia Kuvendin për Kushtetuesen
Edhe Presidenti i Republikës do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, si zgjedhje të bëra pa garë, pa mundësi zgjedhjeje, vetëm me një kandidat, dhe në kundërshtim me radhën që dikton Kushtetuta dhe kriteret e ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese.