Emërimi në burg, vijon përplasja, Balla i përgjigjet Berishës

Pretendimet e ish-kryeministrit Sali Berisha në “Facebook” për emërimin e drejtorit të paraburgimit në Durrës nga ana e tij, kryetari i grupit parlamemtar të Partisë Socialiste Taulant Balla i quan gënjeshtra të rëndomta.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook Balla thekson se Berisha ka filluar të shikojë ëndrra me burgje dhe se për makthet e tij shërben burgu i Peqinit.

“E mor Sali si vajti dhe kjo puna jote. Ke filluar sheh ëndrra me burgje. S’ke faj. Nga meraqet që ke, mendon se drejtorët e burgjeve i emërokam unë. Nuk e di dhe as nuk e njoh kush është drejtor Burgu në Durrës, por e sigurtë që ti je një gënjeshtar i rëndomtë. Kam një informacion për ty, me sa di unë, për makthet e tua shërben burgu i Peqinit”, deklaron Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?