Emëron tre zv.ministra të rinj, plotësohen vendet vakante të LSI

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme emërimin në detyrë të tre zv/ministrave të rinj të propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Bëhet fjalë për personalitete që vijnë nga bota shoqërisë civile dhe akademike.

Qeveria ka emëruar z. Bahri Shaqirin në detyrën e Zëvendësministrit të Transporteve dhe të Infrastrukturës, ndërsa Adela Shera Karapici është emëruar në postin e Zëvendësministres së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave emëroi edhe Roni Telegrafin në detyrën e Zëvendësministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.

Me emërimin e këtyre tre zëvendësministrave janë plotësuar edhe vendet vakante të përfaqësuesve të LSI-së në kabinetin qeveritar.

JETSHKRIMI

Bahri SHAQIRI

Eksperienca profesionale

Këshilltar pranë Ministrit të Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes

2014 – 2015

Drejtor i Përgjithshëm

Shërbimi Informativ i Shtetit

2005 – 2012

Drejtor Kabineti dhe Shef i Marrëdhënieve me Jashtë

Shërbimi Informativ i Shtetit

2002 – 2005

Jurist / Këshilltar ligjor

ADRIA Airways dhe TNT Express, dega Shqipëri

1994 – 2002

Jurist

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Financiare

1992 – 1994

Anëtarësim

Anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare

2005 – 2012

Arsimi

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë

Jurist, diplomuar 1992

Studime pasuniversitare të nivelit master shkencor “Për marrëdhëniet Ndërkombëtare”;

Albanian University, Tiranë

2010 Studime pasuniversitare “Studime Ndërkombëtare dhe Diplomaci”;

Akademia Diplomatike Shqiptare; 2006

Certifikata / Licensa

Auditues i brendshëm në Sektorin Publik, certifikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Auditit në Ministrinë e Financave. 2009

Titull Avokat, fituar në vitin 2005

 Të tjera

Nivel i optimal i njohjes së gjuhëve të huaja Anglisht e Italisht.

SHKARKO APP