Emigrantët në Greqi kushte qeverisë: Duam zgjidhje të shpejta për problemet tona

Prej disa ditësh Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko ndodhet në Greqi ku ka zhvilluar një sërë takimesh jo vetëm me autoritetet e vendit fqinj, por ai ka zhvilluar takime edhe me emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendin fqinj.

Pas takimeve që ai zhvilloi dje në Athinë, ministri Majko është takuar paraditen e sotme në Selanik me emigrantë dhe studentë, dhe përfaqësues të Shoqatave të emigrantëve shqiptarë në Greqi, ku është njohur nga afër me problematikat që has komuniteti.

Pamje nga ky takim ka publikuar edhe Shoqata “Nënë Tereza Greqi”, e cila bën me dije se temë e bashkëbisedimit të sotëm me ministrin Majko ishin: pensionet e emigrantëve, programet mësimore të Gjuhës Shqipe si dhe ato kulturore, përkrahja e invalidëve dhe të burgosurve, studentët dhe bizneset shqiptare, etj u diskutuan si shqetësime të komunitetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zgjidhjet janë ato që kemi nevojë t’i shohim së shpejti”- thekson Shoqata.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftimi i Shoqatës Nënë Tereza

Sot, në takimin e komunitetit shqiptar në Selanik me Ministrin e Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko.

Çështjet si; pensionet e emigrantëve, programet mësimore të gj. Shqipe si dhe ato kulturore, përkrahja e invalidëve dhe të burgosurve, studentët dhe bizneset shqiptare, etj u diskutuan si shqetësime të komunitetit. Zgjidhjet janë ato që kemi nevojë t’i shohim së shpejti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?