Emigrantja nga Italia ëmbëlson studentët te Kryeministria
Qytetarë të Tiranës janë solidarizuar edhe sot me studentët duke shpërndarë ushqim.
Edhe kjo zonjë, ndonëse ka ardhur për pushime në Shqipëri nga Italia, dhembshuria si nënë e gjeti mes protestuesve te Kryeministria duke shpërndarë ëmbëlsira për ta.
Zonja: Kam dy javë që kam ardhur në Shqipëri, jetoj në Itali. Nuk jam e asnjë partie. Jam një nënë e vuajtur, ka dy fëmijët studentë. Jam e sëmurë, invalide, por mbrëmë nuk kam fjetur natën për këta që kanë qëndruar jashtë. Studentët kanë 8 ditë atje. Shpresoj që 8 kërkesat t’u plotësohen.
KOHA JONË SONDAZH

