”Emigrimi po ndihet më shumë se kurrë në ekonomi”, Jorida Tabaku: Shkak korrupsioni në vend

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se emigrimi po jep efektet më shumë se kurrë më parë në ekonomi. Ajo komentoi gjetjet e Barometrit mbi problematikat kryesore që shqetësojnë qytetarët në Shqipëri. Për të korrupsioni, papunësia dhe çmimet e larta jënë faktorët që kanë çuar në emigrimin masiv të shqiptarëve.

“Nëse mund ta nisim nga një grafik më parë që krahasonte shqetësimet e 2021 dhe 2024, ashtu si e shoh unë, këtu shoh shkakun dhe atje pasojën. Shkaqet për emigrimin vijnë nga ekonomia, papunësia, korrupsioni.

Çmimet e larta, kostot e jetesës janë shqetësime në grupin e ekonomisë. Emigrimi ndahet në dy elementë kryesorë, në largimin nga familja dhe ndikimin në ekonomi. Po e ndjejmë në ekonomi emigrimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bizneset nuk kanë më punonjës. Unë pres të dhënat e Censusit për të kuptuar këto dy elementë. Korrupsioni për mua është shqetësim kryesor. Janë të gjitha këto pasoja të shkaqeve të vitit 2021 që ju i keni pasqyruar shumë sakt. Nga këto shqetësime vihet re edhe se në çfarë stadi zhvillimi është Shqipëria”, tha Tabaku në ”Euronews Albania”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?