Emisioni në Afganistan, drejtuesi rrethohet nga talebanë të armatosur
Pamje të pazakonta vijnë nga studiot televizive në Afganistan. Në një video të publikuar në “Twitter” nga gazetarja e “BBC” Yalda Hakim shfaqen talebanët me kallashnikovë duke rrethuar një drejtues televiziv.
Luftëtarët talebanë të armatosur rëndë qëndrojnë në këmbë dhe shikojnë drejtuesin, i cili nuk duhet të thotë asgjë të gabuar. Prezantuesi flet për rënien e qeverisë Ghani dhe shprehet se populli afgan nuk duhet të ketë frikë.
Nga momenti që Afganistani ra në duart e talebanëve, mijëra njerëz kërkojnë të largohen nga vendi i tyre pasi kanë frikë nga regjimi i tyre që rezulton i egër, veçanërisht për gratë.