EMRAT/ Drogë e mijëra euro, dy shqiptarë në pranga

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi janë kapur me një sasi droge dhe u janë gjetur edhe mijëra euro.

Arrestimet janë bërë në Milano, ku në pranga janë vënë dy shpërndarësit shqiptarë të drogave.

Bëhet fjalë për Leonard Zefin, 36 vjeç dhe Aleksandër Kolajn, 34 vjeç të cilët shisnin kokainë e marijuanë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bazën e tyre ata e kishin vendosur në rrugën ‘Marcona’. Nëse nuk takoheshin në shtëpi, shitësit e drogës dhe klientët takoheshin në lagjen aty pranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas arrestimit, policia u ka sekuestruar atyre një shumë prej 1500 eurosh dhe një sasi droge prej 1 kilogramë e 500 gramë e llojeve të ndryshme.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?