Emrat e delegacionit të Shtëpisë së Bardhë në shenjtërimin e Nënës Terezës
Asistentja e Obamës për Siguri dhe Luftim të Terrorizmit – Lisa Monaco, do ti prijë delegacionit.
Shtëpia e Bardhë dhe vetë i pari i saj, Presidenti Barack Obama, kanë vendosur sot të bëjnë të ditur emrat e delegacionit që udhëton për në Shenjtërimin e Nënës Terezë, që ndodhë sot në Vatikan.
Asistentja e Obamës për Siguri dhe Luftim të Terrorizmit – Lisa Monaco, do ti prijë delegacionit i cili përbëhet edhe nga Kenneth Hackett – Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Vatikan, Suzy George – pjesë e Këshillit Kombëtar të Sigurisë Amerikane, Motra Donna Markham nga Catholic Charities USA dhe Carolyn Woo nga Catholic Relief Services.
Shenjtërimi i Nënës Terezë do të ndodhë nesër nga vetë Papa në Vatikan.
KOHA JONË SONDAZH

