Emrat e PS që u lanë jashtë listës së qarqeve, Evis Kushi: S’ka hatërmbetje, jemi një skuadër

Olta Xhaçka, Mimi Kodheli, Ilir Beqaj apo Armando Subashi nuk do të jenë drejtues politikë në asnjë qark për zgjedhjet parlamentare në 2025. Por deputetja e PS-së, Evis Kushi thotë se askush nuk mbeti jashtë. ”Unë jam e sigurt që mes nesh nuk ka asnjë problematike nuk ka asnjë hatërmbetje”,- u shpreh deputetja e PS teksa shtoi më tej se të gjithë janë një skuadër pavarësisht pozicionit që kanë, duke bërë të qartë qëllimin e përbashkët të PS që është fitorja e zgjedhjeve të vitit 2025.

”Unë dua të theksoj që askush nuk ka mbetur jashtë sepse ne jemi të gjithë një skuadër dhe dikush jep kontribut duke qenë kryetari i PS, dikush jep kontribut duke qenë pjesë e sekretariatit, dikush është deputet , dikush është pjesë e strukturave të tjera drejtuese, pra ne jemi të gjithë një skuadër. Kam parë gjatë këtyre ditëve që janë komentuar emrat ky mbeti jashtë, jo ne jemi një skuadër që pozicionet tona nuk i kemi të përhershme, por në funksion të sfidave, objektivave dhe sigurisht mund të japim kontribut nga pozicione të ndryshme në një pozicion të caktuar, pra të gjithë jemi aty jemi në një skuadër.

Unë jam e sigurt që mes nesh nuk ka asnjë problematikë, nuk ka asnjë hatërmbetje, sepse e kemi provuar edhe vite më parë që dikush ka qenë kontribut politik në një qark pastaj ka dhënë kontribut në një sekretariat të caktuar, pasi kemi fituar zgjedhjet përsëri kemi pasur ndryshime të këtyre pozicioneve. Për momentin objektivi ynë i përbashkët është të fitojmë mandatin e katërt të PS. Në këto momente askush nuk niset nga interesat e veta personale të ngushta. Pra qëllimi ynë nuk është të garantojmë karriget tona dhe pastaj të humbasim zgjedhjet”,-tha në ”Tv Klan”.

SHKARKO APP