Emrat e shqiptarëve të arrestuar për trafik droge
Policia italiane ka shkatërruar mëngjesin e sotëm një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në trafikun e drogës. Një operacion i përbashkët i trupave të antidrogës italiane e të policisë financiare është ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, 30 nëntor, në 4 rajone, në provincën e Chietit, Genovas, Campobassos e Foggias. Me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje e pjesëmarrje në krim të organizuar janë vënë nën pranga 20 persona shumica e të cilëve shqiptarë. Në krye të Organizatës ishin Denis Bimi dhe Çlirim Tafili.
Emrat e të arrestuarve
Denis Bimi
Clirim Tafimi
Eqerem Bimi
Elvin Tafili
Basmir Sylja
Elvis Cafi
Adriano Shabanaj
Erlin Roci
Bruno Aliu
Adem Cekorja
Abjond Xheka
Emran Morina
Agim Cafi
Andernes Tomorri
Franco Nardino
Raffaele Jacovone
Matteo Colapietra
Berardino D’Onofrio
Alessandro Ronzullo
Costel Blanarau
Droga nga Shqiperia Holanda e Sllovenia
Droga trafikohej nga Shqipëria, Holanda e Sllovenia. Baza territoriale e këtij grupi kriminal ishte komuna e Sal Salvos e Vasto, një udhëkryq i njohur i trafikut të drogës. Operacioni është ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë së Aquilas e nën hetimin e Antimafias Italiane. Operacioni i koduar “Evelin” ka nisur hetimet në tetor të 2016 pas një konflikti me armë zjarri mes dy grupeve kriminale shqitpare në lokalin e quajtuar “Evelein” (nga ku mori dhe emrin operacioni) në komunën San Salvo në provincën e Cheitit. Gjatë hetimeve prej më shumë se 2 vite e gjysëm janë sekuestruar 13 kg drogë, e tipit heroinë, kokainë e marijuanë, 2 pistoleta, si dhe janë arrestuar në flagrancë 12 persona të tjerë. Operacioni Evelina u ekzekutua sot dhe për këtë u angazhuan dhe 2 helikpoterë të policisë duke vënë nën hetim dhe 37 persona të tjerë, italianë rumunë e shqiptarë, ndaj të cilëve u është ushtruar kontrolle në banesa.
KOHA JONË SONDAZH

